Laptopët më të mirë për Grafik Dizajn në 2026
Laptopët më të mirë për Grafik Dizajn në 2026
Po kërkon një laptop për Photoshop, Illustrator, InDesign apo ilustrim digjital? Nuk ke nevojë domosdoshmërisht për laptopin më të shtrenjtë.
Ja disa nga modelet që vlejnë të shikohen në 2026:

ASUS ProArt PZ13
Një zgjedhje shumë e mirë për dizajnerë dhe ilustratorë. Ka ekran 13.3” OLED Touch, 16 GB RAM dhe 1 TB SSD. Është i lehtë dhe shumë portativ.

ASUS Zenbook A14
Ideal nëse prioriteti yt është ekrani dhe portabiliteti. Ka ekran OLED 14”, 16 GB RAM dhe peshon më pak se 1 kg.

Acer Predator Triton 14 AI
Për ata që kërkojnë performancë të lartë. Me 32 GB RAM dhe NVIDIA RTX 5070, është më i përshtatshëm edhe për projekte të rënda, 3D dhe rendering.

Microsoft Surface Pro 12
Një alternativë shumë praktike për ata që duan laptop + tablet në një pajisje. Ekrani me prekje dhe stilolapsi e bëjnë interesant për ilustrim.

ASUS ZenBook Duo
Ka dy ekrane OLED, duke e bërë shumë praktik për multitasking. Mund të përdorësh Photoshop/Illustrator në një ekran dhe referencat apo materialet në tjetrin.
Çfarë duhet të ketë një laptop për grafik dizajn?
Nëse po blen laptopin e parë për dizajn, këto janë specifikat që duhet të kërkosh:
RAM: të paktën 16 GB
Storage: 512 GB SSD ose 1 TB
Ekran: IPS ose OLED me ngjyra të sakta
Procesor: Intel Core Ultra / AMD Ryzen / Apple Silicon ose ekuivalent modern
GPU: e dedikuar nëse punon me 3D, video ose rendering
Këshilla e Kursit Vizion
Mos u fokuso vetëm te çmimi apo specifikat më të larta. Për Illustrator, Photoshop dhe InDesign, një laptop i mirë me 16 GB RAM, SSD dhe ekran cilësor është mëse i mjaftueshëm për të filluar.
Pajisja është vetëm mjeti. Ajo që bën diferencën është aftësia jote për ta përdorur.